Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sot do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur u tronditëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, si pasojë e tërmeteve të fuqishme që u regjistruan në Turqi dhe Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 34 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria vendosi që sot flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Më herët, edhe Kosova u solidarizua Turqinë dhe Sirinë dhe shpalli ditë zie 8 shkurtin.
Po ashtu, 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut.