Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një shpërthim i madh me tritol ka ndodhur në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 në Sarandë. Për pasojë është dëgjuar në të gjithë qytetin dhe ka dëme të mëdha në shumë biznese dhe banesa përreth.
Dyshohet se është vënë disa kg eksploziv hotelit 'Bizanti' në pronësi të Spiro Çabirit.
Ngjarja ndodhi në orën 05:54 në bulevardin e qytetit. Shpërthimi ka qenë aq i madh sa ka ngritur në këmbë banorët në të gjithë zonën që janë të frikësuar nga zhurma e madhe.
Hoteli rreth 2 katësh që ishte ndërtuar rreth viteve '90 ndodhej buzë detit dhe është rrafshuar krejtësisht nga shpërthimi ndërsa biznesi mësohet se nuk ka qenë funksional. Hoteli funksiononte vetëm gjatë muajve kur kishte fluks turistik.