Mbeti i paralizuar pas hedhjes në det, vdes pas 2 vitesh në betejë me jetën 22-vjeçari shqiptar

15 January 2023, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbeti i paralizuar pas hedhjes në det, vdes pas 2 vitesh në
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spitalet greke pas një beteje 2-vjeçare me jetën.

I riu mbeti i paralizuar pasi u zhyt në det dhe prej dy vitesh ndodhej në spital. Pas disa operacioneve, u transferua në një qendër rehabilitimi në zonë, ku pak para orës 10:00 të mbrëmjes së djeshme dha frymën e fundit.

22-vjeçari shqiptar u plagos rëndë teksa po zhytej në det, si pasojë e të cilit mbeti i paralizuar në të gjithë trupin, pavarësisht operacioneve që iu nënshtrua në një spital të Selanikut.

Familjarët e të riut fatkeq, pa ngarkuar përgjegjësinë për vdekjen e të dashurit të tyre, kanë kërkuar që të informohen për shkaqet e vdekjes


Video