Martesa mes dy grave në tarracën e Bashkisë, reagon Kisha Katolike dhe Gjendja Civile

20 Maj 2024, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Martesa mes dy grave

Kisha katolike në Shqipëri ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se dje në ambientet e Bashkisë së Tiranës, është zhvilluar një ceremoni martesore mes dy vajzave.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Kisha Katolike shprehet se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar sipas doktrinës së saj.

Sipas Kishës Katolike, kleriku që i ka lidhur në martesë nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike

“Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën”, shprehet Dom Mark Pashkja Zëdhënës i KISH.

Alba, njera prej partnereve tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, por përgjigja është e pritshme, pasi do të jetë negative.

Burime për Report Tv nga gjendja Civile konfirmuan se nuk ka pasur asnjë lidhje martese mes dy vajzave të së njëjtës gjini.

Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam (dmth nuk kanë dhënë detaje se çfarë dasme do të jetë). Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksa pagues ka të drejtë të përdore tarracën e bashkisë.

Andy Fitchet, pastori që ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës jo ligjore të dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara ishte pjesë e konferencës së sotme për media. Gjatë pyetjes se ka pasur shumë akuza që ai nuk është pastor, ai i hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha që është pastor.

Në lidhje me dasmën ka reaguar edhe Kisha Katolike në Shqipëri. Sipas Kishës Katolike personi me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka lidhje me ne dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Video