A u dekonspirua MEGAOPERACIONI i SPAK?

20 Maj 2024, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në operacionin e SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, 2 ishin për dy punonjës policie dhe 2 për ish-efektivë të RENEA-s.

Asnjë nga këto të katërt nuk u arrestua. Dy punonjësit e Policisë janë Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini.

Henerigert Mitri aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe më datë 17 maj të premten që nisi operacioni për arrestimet, bw shkruan se Mitri nuk është është paraqitur në punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku për të SPAK kishte lëshuar një urdhërarrest.

Po ashtu edhe Klodian Shahini, i cili aktualisht punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës nuk është paraqitur në punë më datë 17 maj, në ditën që po zhvillohej operacioni për arrestimet.

Në megaoperacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.

Video