Maratona e Tiranës, këto janë të gjitha akset që bllokohen ditën e dielë në kryeqytet

18 October 2024, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Maratona e Tiranës, këto janë të gjitha akset që
Maratona e Tiranës

Disa akse rrugore në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë ditës së dielë, gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës.

Policia e Tiranës ka njoftuar sot masat që parashikojnë bllokimin e akseve rrugore ku do të ndalohet qarkullimi i makinave, përveç atyre të emergjencës.

Këto akse do të qëndrojnë të bllokuara nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Njoftimi  plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit "Maratona e Tiranës 2024".

Më datën 20 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

- sheshi "Nënë Tereza" duke vazhduar në të gjithë bulevardin "Deshmorët e Kombit", rruga "Gjergj Filipi", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", bulevardi "Dëshmorët e Kombit", bulevardi "Bajram Curri", kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga "George Ë. Bush", rruga "Abdi Toptani", bulevardi "Zogu i Parë", Bulevardi i Ri, rruga "Ded Gjo Luli", Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga "Myslym Shyri", bulevardi "Zhan D'Ark" nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiëanit, bulevardi "Bajram Curri" nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiëanit, rruga "Ibrahim Rugova" dhe rruga "Lek Dukagjini".

Në zbatim të planit të masave, nga Bashkia e Tiranës, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:

- hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;

- parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;

- lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin dhe zbatimin e orareve të lëvizjeve, për masat e përcaktuara.


Video