Manjani thirrje Ramës: Lëri policët e Kosovës por liro Fredi Belerin!

23 June 2023, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manjani thirrje Ramës: Lëri policët e Kosovës por liro Fredi
Ne foto: Kryeministri Rama, Fredi Beleri dhe Ylli Manjani

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për media ku kryeçështje ishte situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai bëri thirrje që të liroheshin 3 policët serb, ndryshe do të ndërpriste kategorikisht marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.

Por pas kësaj deklarate të Ramë ka reaguar, ish ministri i kabinetit 'Rama 1', Ylli Manjani i cili kërkon nga kryeministri që të liroj Fredi Belerin. Pasi sipas Manjanit Rama duhet të lër policët e Kosovës dhe të lejoj të zgjedhurin e Himarës të shkojë në zyrë.

Manjani shkruan se Fredi Beleri mbahet në paraburgim pa asnjë argument bindës dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e shkruara të këtij shteti.

Postimi i Manjanit:

Lëri policët e Kosovës që ka arrestuar Vuçiçi, po lejo të zgjedhurin e Himarës të shkojë në zyrë, o zotni! Rrespekto pa kushte vullnetin e popullit tënd njëherë, pastaj jep mend për punët e të tjerëve.

Fredi Beleri mbahet në paraburgim pa asnjë argument bindës dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e shkruara të këtij shteti.

Mbahet në paraburgim me sajesa policësh të qeverisë dhe së fundi edhe me dëshmi penaliteti fallco.

Mbahet në paraburgim në dhunim të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, të Lirive e të drejtave themelore dhe gjithashtu të parimit Europian të autonomisë vendore.


Video