Mamurras/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese. Në kërkim dy autorët (Emrat)

25 March 2023, 20:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mamurras/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një
Foto ilustruese

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit Paulor Noka dhe Romario Gjoni, banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Shtjefen Ndreka duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij në lagjen “Demokracia”, Mamurras.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave me armë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:00.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Video