Pak ditë pasi tezja e të resë, Sibela Abedini bëri deklaratën e bujshme duke thënë se mamaja e vajzës në fjalë ka pasur marrëdhënie intime me Altin Coku, me të cilin thuhet se viktima ka qenë në lidhje, ka reaguar motra e 27-vjecares.
Në një bisedë telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” motra e Sibelës ka hedhur poshtë pretendimet e tezes së saj, duke theksuar se ajo deklaratën e ka bërë si pasojë e prishjes së marrëdhënies së saj me mamanë e tyre.
“Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, kur del në rrjete sociale të thotë që motra nipi dhe mbesa ime vvranë Sibelën, duhet të ketë pak dhembsuri. Më parë me nënën time ajo nuk i ka pasur gjerat në rregull, dhe gjithçka mund ta ketë thënë nga inati. Por ne nuk jemi aq katilë sa t’ja bënim time motre këtë gjë”, është shprehur motra e Sibelës, Renata.
Në përmbyllje të fjalës së saj motra e Sibelës theksoi se nëna e saj nuk njihet fare me Altin Çokun.
“Nëna ime nuk e njeh fare Altin Çokun. As nuk e dimë nga ia gjeti numrin që i tha më duhet dikush të më ndihmojë me punët e shtëpisë sepse kam gruan sëmurë, sepse ai as nuk kishte pasur grua fare”, tha Renata.
Deklarata e motrës së Sibelës: Elona ka thënë që un mami dhe vëllai kemi vrarë Sibelën, atëherë ne duhet të ishim pas hekurave. Ku e di ajo që e paskemi vrarë ne? Unë kam fëmijë vetë, Sibela ishte motra ime, si mund ta bënim?
Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, kur del në rrjete sociale të thotë që motra nipi dhe mbesa ime vranë Sibelën, duhet të ketë pak dhembshuri. Më parë me nënën time ajo nuk i ka pasur gjë rat në rregull, dhe gjithçka mund ta ketë thënë nga inati. Por ne nuk jemi aq katilë sa t’ja bënim time motre këtë gjë.
Tezja i ka thënë Sibelës, hajde në Itali se të gjen tezja tjetër, e ndahu nga burri që kishte. Ime motër është varrosur dhe ka ikur direkt për në Itali, tezja pse nuk foli direkt në polici?
Nëna ime nuk e njeh fare Altin Çokun.As nuk e dimë nga ia gjeti numrin që i tha më duhet dikush të më ndihmojë me punët e shtëpisë sepse kam gruan sëmurë, sepse ai as nuk kishte pasur grua fare.