Malltezi ankimon sekuestrimin e pronave: I kam me burime të ligjshme

3 November 2023, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Malltezi ankimon sekuestrimin e pronave: I kam me burime të ligjshme
Jamarbër Malltezi ne gjyq

Jamarbër Malltezi ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin për sekuestron e pronave.

Avokatët e tij pretendojnë se pronat e sekuestruara janë nga burime të ligjshme.

Pak ditë më parë avokatët ankimuan edhe masën “Arrest me burg” duke kërkuar revokimin e saj.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor. Arrestimi u bë me urdhër të SPAK, lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.


Video