Forcat Speciale të Ballkanit stërviten për herë të parë në Shqipëri (FOTO)

3 November 2023, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Forcat Speciale të Ballkanit stërviten për herë të
Forcat Speciale të Ballkanit stërviten për herë të parë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, disa foto nga stërvitja Strong Ballkan, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Rama shkruan se Forca Speciale nga i gjithë Ballkani po stërviten së bashku me qëllim për të rritur bashkëpunimin rajonal.

Sipas Ramës qëllimi i trajnimit është për të përballuar me sukses sfidat komplekse të sigurisë në rajon.

“Nis stërvitja Strong Balkan23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri

Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”, shkruan Rama.



Video