DETAJE/ Plagosja e vëllait të “Lencit” të Yzberishtit në Bathore, po hetohet e shkuara si 'vrasës me pagesë'!

3 November 2023, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Plagosja e vëllait të “Lencit” të Yzberishtit
Agim Hida

Dalin detaje të reja, ku Agim Hida ka mbetur i plagosur me 2 plumba mbrëmjen 2 Nëntorit në afërsi të kryqëzimit të Bathores në Tiranë.

46-vjeçari është vëllai i Flamur Hidës, i cili është akuzuar për grabitjen e më pas vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi më 1998.

Sipas dinamikës së ngjarjes ai ka qenë në lokal kur dy persona me motorr janë afruar pranë lokalit dhe njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar.

Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Deri tani nuk i është marrë dëshmi Hidës për shkak se një natë më parë ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale.

Nga ana tjetër, policia po ushtron kontroll në zonat e braktisura dhe pika servisi, me qëllim zbulimin e provave që mund të çojnë tek autorët.

Hetimi

Në kohën kur Flamur Hida mendonte se ishte harruar nga drejtësia, 11 vjet nga shpallja e tij në kërkim, policia është vënë në ndjekje të tij.

Disa grabitje të ndodhura vite më parë në Tiranë, por edhe vrasje pa autor të ndodhura në Kombinat vitin e kaluar, çuan policinë në gjurmët e Lencit të Yzberishtit.

I dyshuar si një killer profesionist me pagesë, 29-vjeçari u arrestua në banesën e të vëllait, Fatmirit, në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë.

AKUZAT për Hidën

1. Vjedhje me armë me pasojë vdekjen e biznesmenit italian Stefano Rossi, dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg.

2. Dënuar me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, më datë 28 janar 2002, me 20 vjet burg, për vjedhje me armë me pasojë vdekjen ndaj Bedri dhe Agim Agos.

3. Më 18 korrik 2007, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për plagosjen me dashje të Aqif Lamit.

4. Dyshohet së është autor i vrasjes së 36-vjeçarit Altin Hoxha, i cili është gjetur i vdekur më 7 maj të vitit 2008, në komunën e Kasharit, i vrarë me hanxhar në kokë.

5. Dyshohet se është autor i vrasjes së Ilir Mezirit, ngjarje e ndodhur më 25 tetor të vitit 2008, tek rruga e Qelqit në Kombinat.

6. Dyshohet të jetë autor i dhjetëra grabitjeve me armë që kanë ndodhur në zona të ndryshme të Tiranës.


Video