Ra nga objekti në ndërtim në Dhërmi, vdes në spital punëtori 44-vjeçar

2 November 2023, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra nga objekti në ndërtim në Dhërmi, vdes në spital
Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë një punonjës 44-vjeçar pasi ishte rrëzuar nga lartësia në një objekt në ndërtim në zonën turistike të Dhërmiut në Himarë.

Policia bën me dije se puëtori 44-vjeçar Artan Ndini ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Çfarë njoftoi më herët policia e Vlorës:

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video