Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur

6 January 2026, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në
Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës

Një aksident është shënuar sot pasdite në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë. Janë përplasur dy mjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona drejtues të mjeteve.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Policia  ndodhet në vend ngjarje dhe po bën veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Gjatë ditës së sotme, në vend kanë mbizotëruar reshjet e dendura të shiut.

Autoritetet kanë njoftuar shoferët, që të kenë kujdes në rrugë.


Video