Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Anuela Ristani apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme

6 January 2026, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshjet e dendura  të shiut në Tiranë, Anuela Ristani apel
Anuela Ristani

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa ka siguruar se situata aktualisht paraqitet nën kontroll.

Përmes një postimi në Instagram, Ristani thekson se ekipet e Bashkisë dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast problematik, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me risk.

"Reshjet e dendura të shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme. Situata paraqitet aktualisht nën kontroll, ndërsa ekipet e Bashkisë dhe shërbimet e emergjencës janë në terren dhe në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo problematike.

Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat problematike dhe të kushtoni vëmendje të veçantë të moshuarve, fëmijëve dhe personave më vulnerabël.

Për çdo situatë që kërkon ndërhyrje ose paraqet rrezik:

112 – Numri i emergjencave
0800 0 888 – Numri i Gjelbër pa pagesë i Bashkisë Tiranë

Faleminderit për bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë tuaj", shkruan Ristani.

Reshjet e dendura  të shiut në Tiranë, Anuela Ristani apel


Video