‘Partnerë në krim’! Rrëfimi i Ballukut: Në Llogara veprova me po...
7 Nëntor, 20:40Fokus
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, fatmirësisht pa viktima.
Siç njofton policia, makina ka përplasur një grua me biçikletë, e cila është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shoferja e makinës është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.