Makina përplas 15-vjeçaren te vijat e bardha dhe largohet nga vendngjarja

21 March 2025, 20:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas 15-vjeçaren te vijat e bardha dhe largohet nga
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpjetësi ka goditur një 15-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Aktualisht po kontrrollohet kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.


Video