Bie zjarr në katin e tretë të pallatit në Gjirokastër, nis evakuuimi i banorëve!

21 March 2025, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie zjarr në katin e tretë të pallatit në Gjirokastër,
Foto ilustruese

Zjarri ka përfshirë katin e tretë të një pallati në Gjirokastër, teksa policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje.

Zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Aktualisht policia është duke kryer evakuimin e banorëve.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Në katin e tretë të një pallati në lagjen "18 shtatori", dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin  e banorëve të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Video