Makina del nga rruga në Lezhë, shoferja dhe pasagjerja nxirren nga zjarrfikësit (FOTO)

14 Shtator 2025, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të diel rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, ku automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Në vendngjarje shkuan dy autoambulanca dhe forca zjarrfikëse, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të këtyre të fundit, u bë e mundur nxjerrja e dy shtetaseve që kishin mbetur të bllokuara në automjetin e rënë në kanal.

Makina del nga rruga në Lezhë, shoferja dhe pasagjerja nxirren nga

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe.

Të dyja ndodhen në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video