Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shoferi i një makine humbi jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, pasi përfundoi me makinë në lumin Lana.
Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në Bërxullë, në drejtim të Rinasit.
Për shkaqe momentalisht të paqarta, shoferi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e për pasojë ra në Lanë duke gjetur vdekjen.
“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës.