Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy turistë përplas Benzin

4 May 2024, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy
Aksident në aksin Lushnje-Fier

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.

Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip ‘Dacia’ i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip ‘Benz’, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

Nga përplasja ka pasur dëme materiale, ndërsa drejtuesi i ‘Benzit’ dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.


Video