Lushnje / Qëlloi të bijën dhe më pas vrau veten, 40-vjeçarja në gjendje kritike! Flasin fqinjët: Na dridhet trupi, ishin...

19 May 2024, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lushnje / Qëlloi të bijën dhe më pas vrau veten,
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ku një 40 vjeçare u plagos me armë gjahu nga i ati i saj 82 vjeçari Behar Musaku.

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një debat mes 40 vjeçares Rudina Musaku dhe babait të saj i cili më pas vrau veten.

40 vjeçarja ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj.

Fqinjët i kanë përshkruar ata si njerëz të mirë dhe të urtë teksa janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.

Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thanë fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.


Video