Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lushnjes me një viktimë dhe një të plagosur rëndë nga një krim brenda familjes.
82-vjeçari Behar Musaku raportohet se ka plagosur me armë gjahu bijën, Rudina Musaku, e më pas ka vrarë veten.
Policia bën me dije se 40-vjeçarja e plagosur momentalisht është nën kujdesin e mjekëve ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se gjendja e saj është e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.
Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.