Lëkundje tërmeti në vend, qytetarët dalin nga shtëpitë të frikësuar

1 January 2023, 13:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lëkundje tërmeti në vend, qytetarët dalin nga

Lëkundje të lehta tërmeti u ndienë në orën 12:29 të ditës së parë të Vitit të Ri në Bulqizë.

Tërmeti ishte i magnitudës 3.2 të shkallës Rihter.

Sipas informatave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte 44 km larg Tiranës dhe thellësia e tij 2 km. 

Disa banorë kanë dalë nga banesat e tyre pas lëkundjeve për shkak se janë të dëmtuara edhe nga tërmetet e ndodhura më herët.

Pas ngjarjes kryebashkiaku i Bulqizës dhe shtabi i emergjencës kanë nisur të mbledhin informacione për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet.


Video