Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra 3 efektivë policie në Gramsh

9 June 2023, 17:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra 3 efektivë policie
Foto ilustruese

Tre efektivë të komisariatit të policisë së Gramshit janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas vendimit të gjykatës së Elbasanit. Më konkretisht, bëhet fjalë për efektivët: T. R., 56 vjeç, R. M., 54 vjeç dhe L. Z., 52 vjeç, të tre me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:

– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

AMP fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.


Video