Lamallari: Zbutja e dënimit për vrasësin e policit, mesazh i rrezikshëm për ligjin

10 Prill 2026, 12:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Novruz Cenalia

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër pas vendimit për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Përmes një deklarate publike, Lamallari e cilëson këtë vendim “thellësisht shqetësues”, duke theksuar se ngjarja përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit dhe rendit ligjor, ndërsa paralajmëron për pasojat që mund të sjellë një mesazh i gabuar ndaj zbatimit të ligjit.

"Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë", shkruan ai në Facebook.

 


Video