INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi që terrorizoi "Marbellan" në Spanjë!

10 Prill 2026, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florind Rama

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Pereira të Kolumbisë pasi ishte në kërkim për një vrasje që nga viti 2022.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Florind Rama, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL, u arrestua për një vrasje që ndodhi në Marbella të Spanjës.

Sakaq, autoritetet kolumbiane po hetojnë lidhjet e shqiptarit me trafikantët kolumbianë të drogës në rajonin ku ai u arrestua.

Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Policisë Metropolitane të Pereira-s, Europolit dhe autoriteteve spanjolle.

INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi
Florind Rama, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL

Pas hetimeve dhe ndjekjes së lëvizjeve të tij, u konstatua se ai ndodhej në qytet, ku dyshohet se përpiqej të qëndronte i fshehur.

Drejtori i policisë, William Rincón, bëri të ditur se i arrestuari dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare që operon në Evropë.

Brenda kësaj strukture, ai mendohet të ketë pasur rol në aktivitetet e armatosura, të lidhura me tortura dhe vrasje me pagesë.

Sipas raportimeve nga Spanja, viktima e rastit ishte mbajtur peng, ishte torturuar dhe më pas ishte vrarë, çka çoi në shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar dhe aktivizimin e bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese.

INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi
Marbella, Spanjë

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë verifikimet për lidhje të mundshme të Ramës me rrjete të trafikut të drogës në rajon, duke analizuar lëvizjet, kontaktet dhe aktivitetet e tij në Pereira dhe zona të tjera.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit “Tripoli”, një hetim i gjerë që synon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar ndërkombëtar, të përfshirë në disa lloje aktivitetesh kriminale në vende të ndryshme./SubmundoCriminal


Video