E rëndë në Gjirokastër/ Ra nga tarraca, vdes bashkëpronari i "Hotel Olimpik"!

10 Prill 2026, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hotel Olimpik"

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në "Hotel Olimpik" në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Krenar Stroka, një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli, ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura.

Mësohet se 60-vjeçari gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar në gjendje mjaft kritike për jetën 60-vjeçari, i cili nuk mbijetoi.


Video