Konfliktohen 2 persona në Tiranë, lëndohet gruaja shtatzënë e njërit prej tyre

10 June 2023, 20:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Konfliktohen 2 persona në Tiranë, lëndohet gruaja

Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë përfunduar në spital.

Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku e pranishme në momentin e konfliktit ka qenë edhe gruaja e njërit prej të lënduarve, e cila është shtatzënë dhe për pasojë edhe ajo ka përfunduar në spital.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzënë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video