A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Çështja "21 Janarit", Gjykata e Lartë vendos që ti kalojë Prokurorisë së Posaçme.
Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK dhe të regjistrojë procedimin penal.
Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.
Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë. Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.