Gjermania ka heur të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria dhe vendimi do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Lajmin e ka bërë me dije ambasada gjermane në Tiranë.
Për shqiptarët nuk është më e nevojshme që të paraqesin dëshminë e vaksinimit, shërimit apo testimit. Gjithsesi, theksohet se kufizimet janë hequr përkohësisht.
“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.