Protesta para Kryeministrisë/ Policia PROCEDON Adriatik Lapajn: Po pengon lëvizjen e qytetarëve!

10 December 2025, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta para Kryeministrisë/ Policia PROCEDON Adriatik Lapajn: Po pengon
Adriatik Lapaj

Proteston para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, policia procedon Adriatik Lapajn.

Por sot policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

F. V. dhe N. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.


Video