VIDEO e arrestimit/ Goditja e KLANIT “Rraja-Sefa”, kush është “KOKA” që u prangos vitin e kaluar në një KAFE pranë SPAK!

10 Dhjetor 2025, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i arrestimit të, Islam Sefës

Islam Sefa, të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge.

Ai po priste një avokat kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t'i vënë prangat në lokalin rreth 100 metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme. 

SPAK e akuzon atë si drejtuesin dhe financuesin të një grupo të trafikut të drogës në Gjermani në vlerën e 3.3 mln eurove. Organi i akuzës odentifikoi 12 anëtarë të grupit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë.

Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga Sefa, gjatë viteve 2020-2021, kishte trafikuar në Gjermani në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë.

Video e siguruar ekskluzivisht nga VoxNews:

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve kriminale që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz-Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. 

6 personat e arrestuar: 

Marvin  Bushati 

Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

Sokol Qaja 

Gazmir  Rraja 

Përparim Rraja 

Rexhep Rraja 

Zamir Aliaj

Në burg ndodhen:

Islam Sefa

Aldo Gjini

Jani Çavo

Në kërkim:

Ervis Shuli

Bujar Sefa 

Hajdar Sefa

Vildan Baroku.

Kujtojmë se SPAK ka goditur me arrestime disa persona të rrezikshëm në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge nga viti 2020 dhe grup të strukturuar kriminal.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 prej të cilave janë ekzekutuar.

Tre prej këtyre janë aktualisht në burg, dhe masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 4 të tjerët./VoxNews


Video