Një grua bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, vdes 55- vjeçarja!

23 June 2023, 18:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një grua bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, vdes 55-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Një grua ka rënë nga lartësia e një pallati, duke humbur jetën në vend.

Njoftimi i policise: 

Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën "Komuna e Parisit", dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video