EMRI/ Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët, arrestohet 37 vjeçari në Lezhë!

18 January 2025, 13:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 

EMRI/ Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët,

Një 37-vjeçar në Lezhë kërcënoi me hanxhar policët, pasi shkuan ta arrestonin sepse i riu kishte ushtruar dhunë ndaj prinderve.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Mikel Biba i cili kundërshtoi forcat e policisë.

“Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar”, njofton policia.

 


Video