ZYRTARE/ Kush janë tre kandidatët që garojnë për kreun e SPAK

21 November 2022, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Kush janë tre kandidatët që garojnë për kreun
Në foto: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë ditën e sotme verifikimet e duhura në përputhje me kushtet ligjore për kandidaturat për Kreun e ri të SPAK.

Komisioni i zhvillimit të karrierës ka arritur në përfundimin se 3 kandidatët që janë në garë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.

Me pak fjalë ata plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK, ky vendim është miratuar nga KLP me 10 vota pro, në mungesë të antares Esmeralda Keshi.


Video