Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator 2025, 08:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.


Video