Skandali në Durrës/ Papërgjegjshmëria e bashkisë, la jetimë 3 fëmijë. Banorët: Autoritetet ishin në dijeni të shtyllës elektrike!

12 Shtator 2025, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhyl Kaloshi

Ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin është prova e gjallë që në këtë vend duhet të jemi të kujdesshëm çdo ditë për jetën tonë, pasi për shtetin jemi thjesht një më pak...

Një tragjedi në ndërgjegjen e Bashkisë së Durrësit që u tentua të shitej si një vdekje normale në publik.

Siç duket dhe nga pamjet, Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëbe humbi jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me rrymën në një shtyllë elektrike të zhveshur prej muajsh teksa këmbët i kishtë të zhytura në ujin e shiut që mbuloi qytetin.


Jashtë kamerës, bizneset dhe banorët e zonës deklaruan se e kishin njoftuar autoritetet disa ditë më parë për rrezikun që paraqiste shtylla në fjalë, pasi që nga shirat e fundit ajo ishte kthyer në përcjellëse të energjisë elektrike dhe mund të kthehej në rrezik potencial për këdo.

Ende nuk dihet nëse është rregulluar ajo shtyllë elektrike që i mori jetën 42 vjeçarit apo duhet të presim "viktimën e radhës"./VoxNews


Video