Një lajm ka qarkulluar nga Policia e Shtetit, ky thuhet se janë helmuar nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë.
Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq. Shumë prej tyre patën komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.
Aktualisht janë vetëm 2 prej tyre në spital. Por ajo që bën çudi është shpejtësia për të arritur në konkluzion se studentët janë helmuar, pa pritur përgjigjen e analizave nga ISUV.
Policia thotë se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë, por ndërkohë nuk përjashtohet dhe mundësia e virozës. Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët.
Në lidhje me këtë rast institucionet kanë nisur hetimet.