Kokalari e kap inati me Pekën: Kur përmend Ahmetajn mos harro dhe Metën me Irfanin!

18 April 2023, 20:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kokalari e kap inati me Pekën: Kur përmend Ahmetajn mos harro dhe

Aktivisten konservatore Evi Kokalari e ka kapur inati me drejtuesin e televizionit Syri TV, Çim Peka.

Çim Peka në një foto-montazh shfaqte nga njëra anë ish-ministrat Tahiri e Koka së bashku me deputetin Bllako prapa hekurave dhe nga ana tjetër Veliajn, Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin.

Kokalari duke shpërndarë postimin e Pekës i kërkon atij që mos e përmendë vetëm Ahmetajn por t’i bashkëngjisë edhe Ilir Metën dhe Irfan Hysenbelliun. Sipas Kokalarit Ahmetaj është bashkë me Metën dhe në grup me Irfanin.

“O Hasi, ky Ahmetaj sikur ka qenë partner me Metën? Dhe Irfani me këtë grup është prandaj hëngri tritolin.

Kokalari e kap inati me Pekën: Kur përmend Ahmetajn mos harro dhe

Mos bëni opozitarizëm koti tashti. O vër foton e Metës bashkë me Ahmetajn, o mos na çani më kokën me “luftën” tuaj kundër korrupsionit, se më duket se korrupsionit po i shërbeni dhe ju”-shkruan Kokalari.


Video