Kishte fshehur 30 mijë euro në kamion, procedohet penalisht 38-vjeçari

26 September 2024, 09:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kishte fshehur 30 mijë euro në kamion, procedohet penalisht

Një 38 vjeçar me inicialet G. Gj,  është proceduar penalisht nga polcia në Kapshticës ditën e sotme, pasi kishte fshehur në kabinën e një kamioni 30 mijë euro me qëllim trafikimin drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

PKK Kapshticë/ Kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte, 30 000 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, më qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video