Kërcënohet me JETË gazetari, Osman Stafa!

11 Dhjetor 2025, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Osman Stafa

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, gazetari Osman Stafa ka marrë mesazhe kërcënues për largimin e tij nga investigimet në këtë spital.

Nga një adresë anonime në rrjetet sociale, gazetarit i është drejtuar një mesazh me gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese, ku i kërkohej të mos paraqitej më në ambientet e Onkologjikut dhe të ndërpriste denoncimet lidhur me korrupsionin dhe abuzimet ndaj pacientëve.

Pas marrjes së kërcënimeve, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit dhe ka bërë kallëzim penal.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorin dhe personat që mund të fshihen pas këtij kërcënimi.

Pavarësisht presioneve, gazetari Osman Stafa deklaron se do të vazhdojë denoncimet për situatën alarmante në Spitalin Onkologjik.

Ai thekson se nuk do të tërhiqet nga detyra e tij dhe se është i vendosur të hedhë dritë mbi abuzimet që rrezikojnë jetën e pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.

Prej disa ditësh, Stafa ka zhvilluar investigime, të cilat kanë zbuluar vështirësitë e mëdha me të cilat përballen pacientët e Onkologjikut.


Video