
Ekspertët në Britaninë e Madhe besojnë se kanë identifikuar shkakun e rastëve të fundit të problemeve misterioze të mëlçisë që prekin fëmijët e vegjël në mbarë botën.
Hetimet sugjerojnë se dy viruse të zakonshme u rikthyen pas përfundimit të karantinës nga pandemia, dhe shkaktuan rastet e rralla, por shumë serioze të hepatitit.
Më shumë se 1000 fëmijë, shumë nën moshën pesë vjeç, në 35 vende mendohet se janë prekur.
Disa, duke përfshirë këtu 12 raste në Britaninë e Madhe kanë nevojë për një transplant të mëlçisë.
Dy ekipet e studiuesve, nga Londra dhe Glasgou, thonë se foshnjat u ekspozuar më vonë se normalja për shkak të kufizimeve të Covid humbën një imunitet të hershëm ndaj adenovirusit, i cili zakonisht shkakton ftohje dhe shqetësime në stomak dhe nga virusi dy i lidhur me adeno, i cili normalisht nuk shkakton sëmundje dhe kërkon një virus "ndihmues" koinfektues, siç është adenovirusi - për t'u riprodhuar
Kjo mund të shpjegojë pse disa zhvilluan komplikime të pazakonta dhe shqetësuese të mëlçisë.