Ngjarjet kriminale, kanë qenë fokusin në këtë të hënë në News24. Për të folur për këtë çështje ka qenë gazetarja Klodiana Lala. E ndalur tek masakra e Fushë Krujës dhe krimit në Milot, Lala e cilësoi si ‘pika e vlimit’.
'Vendi ku ishte zgjedhur nuk i jepte mundësi ku të mund të largoheshin, nga ura është shumë e vështirë të kalosh. U zgjodh momenti i drekës.
Ekzekutorët janë kujdesur për të mos lënë shenja. pra kanë zgjedhur këtë kohë të nxehtë ku nuk ka lëvizje për shkak të vapës.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 60 gëzhoja dhe në dy drejtime të kundërta u gjetën dy automjete të djegura. krimi është bërë shumë agresiv, atentatet i kemi parë shumë të sofistikuara. Specialistët e zonës që mendohet të kenë informacion nuk kanë dhënë', u shpreh Lala.