E rëndë në Sarandë, 4-vjeçari rrëzohet nga lartësia e banesës, niset me urgjencë drejt Traumës

25 July 2022, 16:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Sarandë, 4-vjeçari rrëzohet nga
Foto ilustruese

Një fëmijë 4 vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në fshatin Berdenesh.

4-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fëmija dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video