Tragjike në Kamëz/ Makina përplas për vdekje një 35-vjeçare, shoqërohet në polici shoferi

26 January 2024, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Kamëz/ Makina përplas për vdekje një
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz. Një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Sakaq Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video