Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

25 January 2024, 21:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Roskovec te “Kthesa e Marinzës”, ku një automjet tip “Volkswagen Golf” ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit, O.F., ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin nga ana e drejtuesit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.


Video