Kamëz: 18-vjeçari qëllon me armë 16-vjeçarin

18 October 2023, 17:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kamëz: 18-vjeçari qëllon me armë 16-vjeçarin
Foto ilustruese

Autori i një plagosjeje me armë zjarri ditën e sotme në Kamëz është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se 18-vjeçari me inicialet A.H. pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri një 16-vjeçar.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "OSBE", në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video