‘Jam prokuror i SPAK’/ Hiqej si magjistrat për të zhvatur qytetarët, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë!

9 October 2025, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Jam prokuror i SPAK’/ Hiqej si magjistrat për të zhvatur
SPAK/ Alban Muço 

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës, teksa hiqej si prokuror duke mashtruar qytetarët për qëllime përfitimi.

Alban Muço kishte mashtruar disa persona, duke ngritur një strukturë fiktive me disa individë, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ai i angazhonte këta persona me “detyra apo shërbime” të ndryshme dhe madje i përdorte edhe si shoferë personalë.

Këta persona, të mashtruar nga pretendimet e tij, paguanin vetë strehimin, ushqimin dhe karburantin e automjetit, me bindjen se do të kompensoheshin më vonë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme.


Video