Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK!

19 Maj 2026, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje.

Në praninë e avokates së saj, Karçanaj ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

E hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë, Karçanaj ndiqet në një gjendje të lirë sigurie.


Video